Zonë TurizmiLAJME • DESTINACIONE • PËRVOJA
Portali i turizmit, udhëtimeve dhe përvojave autentike

Tenis, yoga dhe turizmi modern

Rekreacioni sportiv, tenisi, yoga dhe aktivitetet në natyrë po bëhen arsye për të zgjedhur një destinacion.

Rekreacioni sportiv në turizëm: tenis, yoga, fitness dhe aktivitete outdoor

Nga Lavdim Pepaj

Gjatë punës sime në Antalya me turistë nga vende të ndryshme, vërehej se shumë prej tyre e shfrytëzonin pushimin jo vetëm për relaks, por edhe për aktivitete sportive. Disa shkonin drejt fushave të tenisit, të tjerë drejt palestrës apo hapësirave ku organizoheshin sesione yoga, ndërsa një pjesë zgjidhnin ecjen ose vrapimin pranë detit.

Sporti si pjesë e përvojës turistike

Aktivitete si tenisi, yoga, fitness, biçiklizmi dhe ecjet në natyrë u japin pushimeve një dimension tjetër. Turistët nuk kërkojnë vetëm pamje të bukura, por edhe mundësi për t’u ndjerë aktivë. Hotelet që ofrojnë fusha sportive, instruktorë profesionalë apo programe rekreative krijojnë një përvojë më të plotë.

Nga luks në standard

Dikur aktivitetet sportive konsideroheshin shërbim shtesë në resortet luksoze. Sot po bëhen standard në shumë destinacione. Investimi në aktivitete sportive mund të rrisë kënaqësinë e vizitorëve dhe të ndihmojë në zgjatjen e sezonit turistik.

Turisti i ri kërkon përvojë aktive

Ecjet në natyrë, sportet e aventurës dhe aktivitetet outdoor po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Shqipëria dhe rajoni kanë potencial për zhvillimin e rekreacionit sportiv falë bregdetit, maleve dhe klimës. Destinacionet që kombinojnë natyrën, sportin dhe shërbimin cilësor do të kenë avantazh në një treg konkurrues.

Mund t’ju interesojnë edhe këto

Lexoni edhe artikuj të tjerë nga bota e turizmit, udhëtimeve dhe zhvillimeve të industrisë.

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *