Në Amsterdam, kryeqytetin e Holandës, është ndaluar ndërtimi i hoteleve të reja për të frenuar mbingarkesën turistike. Sipas lajmeve të CNN, qeveria lokale e Amsterdamit njoftoi se nuk do të lejojë më ndërtimin e godinave të reja hoteliere në kuadër të luftës kundër turizmit masiv.

Në deklaratë thuhej: “Duam që qyteti të jetë i jetueshëm për banorët dhe vizitorët, si dhe të ruhet. Kjo do të thotë: jo mbiturizëm, jo hotele të reja dhe jo më shumë se 20 milionë net-qëndrime në hotele në vit.” Si rezultat i këtij vendimi, një hotel i ri në Amsterdam mund të ndërtohet vetëm nëse mbyllet një hotel tjetër, kapaciteti i përgjithshëm nuk rritet dhe hoteli i ri është më i mirë e më i qëndrueshëm. Ky ndalim nuk zbatohet për hotelet që kanë marrë leje më parë.
