
Një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në botë është sektori i turizmit.
Turizmi përfshinë shumë dimensione si ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore. Rreth 10% e popullsisë së botës punon në këtë industri. Gjithashtu turizmi ju jep mundësinë turistëve por edhe banorëve të njohin kultura të reja.
Turizmi i referohet aktivitetit të udhëtimit në vende të ndryshme, brenda vendit ose jashtë vendit, për qëllime kënaqësie, argëtimi ose biznesi. Ai përfshin qëndrimin në hotele, resorte ose akomodime të tjera, vizitimin e atraksioneve turistike, përjetimin e kulturës dhe traditave lokale, dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme, të tilla si shëtitje, pazar dhe ngrënie jashtë.
Interesante është se nuk ka një përkufizim të fiks për turizmin, por ka shumë prej atyre, që kanë dhënë përkufizime të ndryshme për turizmin. Disa nga ato i kemi sjellë më poshtë:
1 - Përkufizimi i Guyer-Feuler, 1905
Dëshira për të njohur bukuritë joshëse të ushqyera nga turizmi, është një situatë specifike e epokës 'moderne' që bazohet në besimin se natyra u jep lumturi njerëzve dhe lejon kombet dhe komunitetet të afrohen me njëri-tjetrin, veçanërisht si rezultat i zhvillimit të tregtisë, industrisë dhe përsosjes së mjeteve të transportit.
2 - Përkufizimi i M. Meyer
Turizmi është aktivitet psikologjik i zhvendosjes, i cili del nga dëshira e çdo qenie njerëzore për të shpëtuar dhe për t'u larguar nga rutina
3 - Përkufizimi i Hermann Von Schullar - Ekonomist Austriak
Turizmi përfshinë të gjitha aktivitetet që lidhen me aspektin ekonomik të lëvizjes që vijnë nga ardhja dhe qëndrimi i përkohshëm i të huajve nga një vend tjetër, qytet ose rajon"
4 - Përkufizimi i UNWTO
Një përkufizim standard, të cilit mund t'i referohemi të gjithë, është përkufizimi i organizatës botërore të turizmit UNWTO.
"Turizmi përfshinë të gjitha ngjarjet dhe marrëdhëniet që vijnë nga qëndrimi i përkohshëm i individëve, me kusht që ato të mos kthehen në qëndrim të përhershëm dhe të mos përfshihen në ndonjë përpjekje për sjelljen e të ardhurave. "