6 persona mbetën të plagosur në vrapimin e demave në Spanjë, ku u dyndën turistët
- Zonë Turizmi
- Jul 23, 2024
- 1 min read

Festivali i famshëm San Fermin, i cili nisi më 6 korrik në Spanjë dhe ndiqet nga mijëra turistë, vijon me evente të ndryshme. Si pjesë e festivalit, mijëra njerëz u dyndën në rrugët e qytetit të Pamplona, të veshur me rroba tradicionale të bardha dhe shalle të kuqe për vrapimin me dema.
Njerëzit dhe turistët e mbledhur në sheshin e qytetit u përpoqën të shpëtonin nga demat për afërsisht 3 minuta e 850 metra. Në deklaratën e autoriteteve lokale thuhet se një person është sulmuar me bririn e demit gjatë garës dhe 5 persona kanë mbetur të plagosur gjatë vrapimit.
Festivali, ku zhvillohen ngjarje të ndryshme si koncerte dhe ceremoni fetare, do të përfundojë më 14 korrik. Gjithsej 16 persona kanë vdekur në vrapimin vjetor të demave që nga viti 1911, i fundit prej të cilëve ishte në vitin 2009.