Cili është dallimi ne mes kocepteve “All-inclusive” dhe “Ultra All-inclusive” në turizëm?
- Zonë Turizmi
- May 10, 2023
- 3 min read

Operatorët turistikë, agjencionet e udhëtimit, hotelet dhe resortet turistike punojnë ngushtë me njëri-tjetrin për të fituar sa më shumë turistë dhe për të përmbushur knaqësit e tyre. Qëllimi i këtyre produkteve turistikë është shitja e tyre tek turistët si një produkt i vetëm ose si një paketë turistike me një çmim të volitshëm.
Ndërsa pushimet afrohen, ne shohim shumë reklama nga shumë kompani udhëtimesh, veçanërisht gjatë sezones së verës, në këto reklama të pashmangshme jane shprehjet ne anglisht “All-inclusive” ose edhe “Ultra all-inclusive”. Besoj se të gjithë e dimë kuptimin e këtyre shprehjeve, por ne turizëm, veçanërisht në hoteleri kjo është paksa e komplikuar. Dihet që këto paketa turistike përfshijnë transportin, akomodimin, ushqimin dhe pijet, argëtimin etj. Nëse vendosim të blejm një paketë turistike me ofertën All-clusive sigurisht që kemi bërë mirë sepse do të na kushtojë shumë më lirë sesa nëse bëjmë një rezervim veç e veç. Ajo për të cilën duhet të kemi kujdes është që jo gjithçka është e përfshire në ofertën All-inclusive. Nuk është mirë të nisemi me idenë se kam paguar gjithçka dhe nuk do të duhet të fus më dorën në xhep, sepse kjo mund të sjellë surpriza të pakëndshme sapo të hyni në hotel. Prandaj, duhet të kemi kujdes kur rezervojm pushimet tona duke u këshilluar mirë me agjencionët e udhëtimeve. Ky sqarim bëhët ne mënyrë që të marrim informacione sa me të sakta se çfarë përfshihet dhe çfarë nuk përfshihet në çmimin që ne po e paguajmë.
Çfarë (nuk) përfshihet në konceptin e hoteleve “All-inclusive”
Ndoshta në këtë pyetje është më e lehtë të tregoim se çfarë nuk përfshijnë zakonisht hotelet në konceptin e tyre All-inclusive. Këto hotele mund të duken të ngjashëm me ofertat e tyre, por politikat e tyre të brendshme mund të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Janë këto ndryshime të cilat më pas shkaktojnë keqkuptime midis agjencivë të udhëtimit, hoteleve dhe turistëve. Siç u përmend më lart se turistët mund të hasin ne surpriza të pakëndshme sapo të mbërrijnë në hotel. Për shembull, në disa hotele turistikë me 5 yje, posa të arrini, ju dëshironi të lidheni ne internet por në recepsion ju thonë se duhet të paguani 20 euro sepse interneti nuk përfshihet në All-inclusive dhe kjo nuk do ju pëlqente as pak. Pastaj, pijet alkoolike mund të mos përfshihen dhe ju do të duhet të paguani shtesë për to. Në mëngjes nëse dëshironi një gotë lëng portokalli të shtrydhur ose pas mengjesit një kafe turke, por ja qe edhe kjo është me pages ekstar. Ndërsa kur flasim për ushqim duhet të theksohet se vërtetë ofrohet një larmi ushqimesh në të gjitha vaktet. Sigurisht, ka dallime nga hoteli në hotel, prandaj edhe cmimet ne disa hotele janë me të larta. Shembull ne një hotel munde të shërbehen 100 lloje djathi, ndërsa në tjetrin, vetëm forma e prerjes së tyre ndryshon. Në sherbimet e ushqimit është me të vërtetë një All-inclusive ju mude të hani çfarë të doni dhe sa të doni, vetëm se nëse dëshironi të porosisni ushqim ekstra nga menuja ose dëshironi që ushqimi të shërbehet në dhomën tuaj për këtë është e mundur që të paguani shtesë. Një çmim shtesë mund të tarifohet edhe në SPA, nëse dëshironi bëni ndonjë lloj masazhi. Përgjatë plazhit ose pishinave, shtretër të cilet janë rregulluar ne menyrë të veçantë munde të jenë me pages. Nëse merrni një peshqir përgjatë pishinës ose plazhit mund t’ju kushtojë gjithashtu. Ndërsa shfaqjet e animatoreve, fitnesi, lojërat dhe fushat e ndryshme sportive në shumicën e rasteve përfshihen në konceptin All-inclusive.
Çfarë përfshin koncepti “Ultra All-inclusive”
Alkooli është në thelb tipari më i spikatur i këtij koncepti, të gjitha pijet alkoolike janë pa pagesë, përfshirë edhe Tequilan. Prandaj, kërkohet një tarifë shtesë për të blerë konceptin “Ultra All-inclusive”. Ata që nuk janë konsumues të alkoolit nuk shihet e arsyeshme të paguajnë për këtë lloj koncepti. Sidoqoftë, në disa hotele, pagesa shtesë perseri mund të kërkohet për “Kafe Turke” dhe “Lëng portokalli të Shtrydhur” pasi këto produkte kërkojnë punë shtesë.
Gjithmonë përpara se të rezervoni hotelin tuaj për pushime, përveç këshillimit me agjencitë e udhëtimit, gjithashtu kërkoni edhe në internet për hotelin. Faqet e udhëtimit si booking dhe tripadvisor janë per plot komete dhe aty mund të gjeni plot vlersime për hotelin ku planifikoni të kaloni pushimet tuaja. Mos lejo që pushimet tuaja të ndikohen nga probleme që mund të parandalohen para se të mbërrini në hotel.