Çfarë është Koncepti All inclusive në turizëm?
- Zonë Turizmi
- May 24, 2021
- 1 min read
Updated: May 28, 2021

Koncepti All inclusive është një term mjaftë i përdorur në turizëm, veçanërisht në hoteleri. Ky koncept në shumicën e rasteve ka të bëjë me akomodimin, ushqimin dhe pijet, dhe argëtimin. Ata që qëndrojnë dhe paguajnë për një koncept (all inclusive) gjithëpërfshirës nuk do të duhet të paguajnë shtesë për shërbimet që përfshihen në këtë koncept.
Megjithatë, jo gjithçka është përfshirë në këtë koncept, prandaj duhet pasur kujdes që të mos hasni në surpriza të pakëndshme kur të mbërrini në hotel.
Kjo bëhet sepse politikat e brendshme të hoteleve ndryshojnë nga njëra-tjetra. Në disa hotele disa gjëra nuk janë të përfshira në konceptin all inclusive. Për shembull aktivitete sportive, shërbimet në spa, pijet alkoolike, shërbimet e internetit, porositë e ushqimit përmes menusë, porositë e ushqimit në dhomë - këto janë vetëm disa nga shërbimet për të cilat mund të duhet të paguhet ekstra.
Prandaj, gjithmonë duhet të kemi kujdes kur qëndrojmë në këtë lloj koncepti, duke parë mirë se çfarë përfshihet në çmimin e paguar.