Çfarë përmban koncepti i hotelit hallall?
- Zonë Turizmi
- May 3, 2021
- 1 min read
Updated: May 10, 2021
Bizneset e akomodimit që ofrojnë produkte dhe shërbime sipas rregullave të fesë islame, njihen ndryshe si koncepte hoteli hallall.

Disa shërbimet që duhet të përfshihen në konceptin e një hoteli hallall nga studiues të ndryshëm janë përcaktuar si më poshtë.
Të shërbehen ushqime dhe pije hallall në mjediset e akomodimit
Të mos shërbehet pije alkoolike në mjediset e akomodimit
Personeli që punon në objektet të jenë kryesisht myslimanë.
Të ketë Kuran, qilim lutjeje (secade) dhe tehspih në çdo dhomë.
Të ketë shenja në dhoma që tregojnë drejtimin e kiblës.
Rregullimi i dyshemeve të jetë sipas gjinisë.
Rregullimi i drejtimeve të shtretërve dhe tualeteve në dhoma sipas kiblës.
Në mini bare në dhoma të mos ketë alkool.
Duhet të ketë vende të veçanta në banjë për të marrë abdes
Nuk duhet të ketë asnjë vepër arti të njerëzve në muret e hotelit
SPA dhe palestra të ndara për burra dhe gra.
Në zonat e rezervuara për mysafirët femra, personeli duhet të jetë nga femërat dhe në zonat e rezervuara për vizitorët meshkuj, personeli duhet të jetë nga meshkujt.
Rregullimi i politikës financiare të hotelit në përputhje me kërkesat islamike të financave.
Hoteli duhet të japë zekat.
Veshja e stafit të hotelit sipas rregullave të islamit.
Rregullimi i shërbimeve argëtuese sipas parimeve islame
Produktet që përdoren në banjot siç janë shampot dhe kremrat e ndryshëm nuk duhet të përmbajnë alkool.