top of page

Kush po e viziton më shumë Antalinë: Shqiptarët nga Kosova apo nga Shqipëria?

  • Zonë Turizmi
  • Aug 16, 2024
  • 1 min read

Updated: Aug 21, 2024




Antalia vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për shqipetarët, falë ofertave që përfshijnë gjithçka në një çmim të vetëm, si dhe resorteve me shërbime të shkëlqyera "ultra all-inclusive".


Sipas statistikave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, numri i pushuesve kosovarë në Antalia ka shënuar një rënie të lehtë gjatë muajit korrik të këtij viti krahasuar me vitet e mëparshme.

Nëse shikojmë statistikat e viteve të mëparshme, verejm që në korrik të vitit 2022, numri i pushuesve kosovarë që vizituan Antalian ishte 14,186. Vitin e kaluar, në korrik 2023, ky numër ra në 12,845, ndërsa këtë vit, në korrik 2024, numri i vizitorëve kosovarë u ul më tej në 11,863. Kjo rënie mund të lidhet me rritjen e çmimeve dhe ndryshimin e preferencave të pushuesve kosovarë.



Ndërsa, ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve nga Shqipëria që kanë vizituar Antalian. Në korrik të vitit të kaluar 2023, 10,790 turistë nga Shqipëria vizituan Antalian, ndërsa këtë vit ne korrik 2024, ky numër u rrit në 13,493, që përfaqëson një rritje prej 25%. Një faktor i rëndësishëm që ka kontribuar në këtë rritje është krijimi i shumë operatorëve turistikë në Shqipëri, të cilët kanë bërë reklamë të gjerë për resortet e Antalias, duke ofruar gjithashtu çmime shumë të volitshme.


Antalia vazhdon të dominohet nga turistët rusë, të cilët kanë shënuar një rritje prej 10% gjatë korrikut të këtij viti. Gjermanët mbeten në pozitat e tyre, pa ndonjë ndryshim të madh nga viti i kaluar, ndërsa britanikët kanë shënuar një rritje prej 14% në numrin e vizitave.



Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page