Këshilla për pushime: Gjërat që duhet të dini përpara se të shkoni në pushime
- Zonë Turizmi
- Jan 9, 2023
- 6 min read
Shkuarja në pushime është një nga aktivitetet më të këndshme në jetën tonë, megjithatë, shumë njerëz harrojnë se ka shumë detaje që duhen marrë parasysh përpara se të shkoni në pushime, duke mos lënë që këto pushime të kthehen në një makth. Në këtë artikull, ne do t'i shqyrtojmë hap pas hapi se çfarë të bëni, çfarë të dini kur shkoni në pushime dhe këshillat më të mira për pushimet. Gjithçka fillon me vendimin për të marrë një pushim. Kur i bëni të gjitha hapat e mbetura me kujdes dhe në përputhje me rekomandimet në këtë artikull, jo vetëm që do të kaloni një pushim të mrekullueshme, por edhe do të kurseni xhepin tuaj dhe do të zgjidhni destinacionin më të përshtatshëm të pushimeve për ju.
Këshilla për pushime
Pas një eksperience në sektorin ku punoj prej vitesh dhe në kontakt të vazhdueshëm me klientët, agjencitë e udhëtimit dhe hotelet, do t'ju shpjegoj se si të bëni një pushim sa me të lire me titullin "Këshilla për pushime". Çfarë duhet t'i kushtoni vëmendje kur shkoni në pushime, si të bëni pushime, çfarë duhet të merrni me vete kur shkoni në pushime, çfarë duhet të keni parasysh kur të rezervoni një paketë turistike dhe shumë gjëra të tjera do të gjeni në këtë artikull.
Vendosni se ku do të shkoni për pushime
Për ju që jeni kuriozë se ku të shkoni për pushime, unë gjithmonë preferoj të shkoni në rajone pushimi që nuk kani qenë më parë, por gjithashtu e di që ka shumë njerëz që pëlqejnë të shkojnë gjithmonë në të njëjtat vende.
Këshilla ime është që të rendisni vendet ku do të ndiheni më të lumtur dhe cilat janë pritshmëritë tuaja nga vendi ku do të pushoni. Dëshironi një vend ku do të ndiheni të relaksuar, një vend ku do të ketë një atmosferë festive, një vend ku mund të merrni pjesë në aktivitete jashtë hotelit si: rafting, zhytje, safari me xhip, shëtitje në vende historike etj. Sigurohuni që të hulumtoni në detaje rajonet e listuara të pushimeve në internet dhe të kontrolloni cilësinë dhe çmimet e paketave turistike në këto rajone.
Rezervimi i paketës së pushimeve
Ju keni zgjedhur vendin ku do të shkoni për pushime. Hapi tjetër do të jetë kërkimi i një pakete të përshtatshme pushimesh. Paketat turistike janë gjithmonë më të favorshme sesa nëse ju do të bënit një rezervim të veç e veç për hotelin, aeroplanin, transportin rrugor etj.
Sa më herët të rezervoni një paketë pushimi, do të përfitoni gjithmonë nga zbritja që bëhet para sezonit. Zbritjet ndonjëherë mund të shkojnë deri në 50% nëse bëni një rezervim 5-7 muaj më heret. Sigurisht që paketat turistike mund të kenë një diferencë çmimi në varësi të agjencisë ku do të bëni rezervimin. Ndaj është mirë të shikoni se cilat janë çmimet që ofrojnë agjencitë për vendin dhe hotelin ku do të kaloni pushimet dhe të merrni atë që ju përshtatet më shumë.
Zgjedhja e hotelit
Mund të them me përgjegjësi të plotë se çështja më e rëndësishme është zgjedhja e hotelit ku do të kaloni pushimet.
Fatkeqësisht, mendoj se njerëzit tanë janë disi të painformuar për këtë çështje. Problemi mund të jetë mosmarrja e informacionit të mjaftueshëm për hotelin dhe një problem tjetër mund të jetë se ne ende nuk e dimë se çfarë është më e mira për ne.
Faktori që do të ndikojë më shumë në buxhetin tuaj, së bashku me kostot e transportit, është faktori i akomodimit, por ju takon juve ta minimizoni këtë kosto duke ndërmarrë hapa të kujdesshëm. Vendosni se sa luksoz dëshironi të qëndroni.
Janë të shumta ankesat nga pushuesit që qëndrojnë në hotele me 5 yje, të cilët thonë se ky hotel nuk e meritonte të kishte 5 yje sepse pritshmëritë e tyre ishin shumë me të larta nga një hotel me 5 yje.
Përgjigja ime është gjithmonë se cilësinë më së mirë e tregon çmimi që është paguar sepse dihet që zyrtarisht një hotel me 5 yje është niveli më i lartë, por ka edhe nga ata që e kanë vetëshpallur hotel me 7 yje apo edhe shtesa te tjra si Delux, Crystal, Royal, Diamond etj., të cilat i kalojnë parashikimet e një hoteli me 5 yje dhe diferencën mes tyre e tregon më së miri çmimi.
Përpara se të bëni rezervimin, lexoni me kujdes shërbimet që ofron hoteli dhe veçoritë e objektit që ka. Mos hyni duke pritur më shumë nga shërbimi që thotë aty, sepse nëse do të kishin më shumë, do të kishin postuar gjithsesi. Pyesni agjencinë për detaje në lidhje me hotelin, çfarë përfshihet në çmimin që paguani në mënyrë që të mos hasni në një surprizë të pakëndshme kur të mbërrini në hotel. Kometat negative në web faqet të ndryshme rezervimësh nga pushues të tjerë, nuk them se duhen marren shumë seriozisht sepse nese një pushues tjetër ka pasur problem me hotelin apo agjencionin nuk do të thote që edhe të tjervë do të ju ndodh e njëjta gjë.
Gjithmonë do të ketë komente negative dhe pozitive për agjencitë e udhëtimit dhe hotelet sepse është e vështirë që të gjithë të ndahën të kënaqur.
Gjërat që duhet të merrni me vete gjatë pushimeve
Ndërtoni listën tuaj. Vendosni të merrni artikujt që ju nevojiten përpara se të merrni artikujt që dëshironi dhe renditni në përputhje me rrethanat. Përveç këtyre, mbani me vete një çantë të vogël të ndihmës së parë ose mjete të ndihmës së parë që mund t'i përdorni gjatë situatave që mund t'ju prekin gjatë pushimeve, si qetësues kundër dhimbjeve, kundër vjelljes. Gjithmonë keni ujë me vete. Përpiquni të shkoni me pushime vetëm me një pale këpucë ose mbajeni në minimum. Mbani kozmetikën tuaj në minimum, mos mbani kozmetikë që nuk do t'i përdorni. Mbani të gjitha sendet tuaja me vlerë në çantën tuaj dhe sigurohuni që kjo çantë të ketë një zinxhir. Të qenit larg shtëpisë tuaj pa para, telefon apo pasaportë do të jetë gjëja e fundit që dëshironi. Mos harroni kremra kunder djellit. Sot është e mundur të gjesh peshqirë në çdo hotel, por nëse vendi ku shkon nuk ka peshqir, sill të tuat. Rrobat e banjës ose rrobat e skive nëse shkoni në pistat e skive duhet t'i merrni me vete sepse nëse i blini në vendin ku po udhëtoni mund të jenë shumë të shtrenjta.
Sigurohuni që të keni me vete një kopje të biletës së fluturimit dhe të rezervimit të hotelit.
Çfarë duhet pasur kujdes gjatë pushimeve?
Kur keni blerë paketën turistike me një çmim të volitshëm, keni bërë rezervimin e hotelit tuaj, keni paketuar valixhen dhe jeni vendosur në hotel. Nëse mendoni se dhoma në të cilën po qëndroni është problematike ose nëse dhoma nuk ju pëlqen, mund të informoni recepsionin dhe të kërkoni ndryshimin e dhomës tuaj ose mund të përmirësoni kategorinë e dhomës duke paguar një diferencë të vogël. Për të përfituar sa më shumë nga kjo kohë e kufizuar që keni për pushimet tuaja, kërkoni ndihmë nga agjentët që do të jenë përgjegjës për ju gjatë pushimeve. Ata do t'ju tregojnë se çfarë të shihni më parë, do t'ju tregojnë aktivitetet, vendet e mira për të parë dhe do t'ju tregojnë turnet që organizohen në vendin ku qëndroni. Turet organizohen nga shumë agjenci, por gjithmonë duhet t'i merrni nga agjencia juaj. Asnjëherë mos blini turne nga agjenci të tjera sepse mund të hasni probleme të pakëndshme si anulime, probleme sigurie, moskthim parash në rast anulimesh etj.
Duhet të keni kujdes me gjërat tuaja me vlerë. Zonat turistike mund të jenë të mbushura me njerëz që përfitojnë nga mjediset e mbushura me njerëz. Gjërat me vlerë mund t'i mbani në kasafortën e hotelit ku po qëndroni gjatë pushimeve tuaja. Në këtë mënyrë, ju nuk rrezikoni të humbni asgjë jashtë dhe të gjitha sendet tuaja me vlerë do të jenë nën përgjegjësinë e hotelit. Gjithashtu, mos lini kurrë para në dhomën tuaj të hotelit. Stafi që vjen për të pastruar dhomën tuaj mund t'i shohë ato si një bakshish. Sigurisht, nëse dëshironi, mund të lini edhe një bakshish.
Këshilla ime kryesore është të përqëndrohmi gjithmonë te gjërat e mira dhe të mos fokusohemi në problemet e vogla që mund të na ndodhin.
Sigurisht, pas gjithë këtyre këshillave për pushime, gjëja më e rëndësishme është të buzëqeshni dhe të jeni të lumtur gjatë pushimeve tuaja. Keni punuar me muaj për të qenë aty dhe për të shijuar momentin dhe e meritoni. Jetoni në maksimum dhe argëtohuni!