Cilat janë llojet e dhomave në hotele?
- Zonë Turizmi
- Jul 19, 2020
- 2 min read
Updated: Feb 18, 2023
Hotelet zakonisht ofrojnë një shumëllojshmëri të llojeve të dhomave për të përmbushur nevojat dhe preferencat e mysafirëve të ndryshëm. Disa lloje të zakonshme të dhomave të hotelit përfshijnë:

Shumë shpesh mos njohuria e llojit të dhomave bënë që mysafiret të hasen në surpriza të pa këndshme në momentin që hapin derën e dhomës dhe shikojnë që nuk është ajo që ata kanë kërkuar.
Gjatë rezervimit në agjensione turistike egziston mundësia që të merrni një sqarim më të mirë rreth llojeve të dhomave të cilat ju dëshironi, por në rezervimet online do të jetë më e veshtirë t'i kuptoni ato lloje. Disa lloje të zakonshme të dhomave të hotelit përfshijnë:
SINGLE ROOM - Dhoma teke me vetëm një shtrat
Koncepti i dhomës teke do të thotë që ekziston një shtrat i vetëm në dhomën ku mund të qëndrojë vetëm një person.

DOUBLE ROOM - Dhoma për çifte me vetëm një shtrat
Në këto dhoma gjithmonë gjendet vetëm nje shtrat dysh, dhe zakonisht në të qëndrojnë dy persona. Megjithatë, ndonjëherë mund të ketë kërkesa që vetëm një person të qëndrojë në një dhome për çifte, dhe ky koncept njihet si DOUBLE ROOM SINGLE USE, dhe sigurisht çmimi do të dallojë.

TWIN ROOM - Dhoma për dy persona
Ngjjshëm me Double Room, edhe Twin Room është për dy persona. Por në këto dhoma gjenden dy shtretër tek, dhe jo vetëm nje shtrat dysh.

TRIPLE ROOM - Dhoma për tre persona
Do të thotë që në këtë dhomë mund të qëndrojnë tre persona. Në këtë lloj dhome mund të ketë:
një shtrat per çifte dhe një tek.
3 shtretër të vetëm për tre persona
një shtrat per çifte dhe një divan.

QUAD ROOM - Dhomë për katër persona
Në këtë dhomë mund të qëndrojnë 4 persona ne 4 shtretër të vetëm. Gjithashtu mund të bëhen kombinime sikur në TRIPLE ROOM.

STANDARD (std)
Kjo kategori zakonisht nënkupton dhomën më të thjeshtë të ofruar nga hoteli. Ajo ka pajisjet më themelore dhe mobilje.

INTERCONNECTED ROOM - Dhoma Lidhëse
Këto dhoma përfshijnë dy dhoma qe kanë vetëm një hyrje. Domethënë janë të lidhura me njëra tjetrën me një derë nga brenda, dhe vetëm njëra prej tyre ka dalje në korridor. Zakonisht preferohen nga familjet të cilat kanë fëmijë.

DELUXE (dlx) - Dhoma luksoze
Këto dhoma duhet të jenë luksoze në çdo mënyrë: peizazh, vendndodhje, dekor dhe madhësi.

SUITE (ste)
Suitat zakonisht dallojnë nga dhomat e tjera për nga madhësia, përfshijnë një dhomë luksoze gjumi, dhe një dhomë ndeje e mirë mobilur. Duhet ditur dallimi mes dhomave luksoze dhe suitave. Dhomat luksoze nuk kanë dhomë ndeje.
