Llojet e turizmit sipas moshës së pjesëmarrësve.
- Zonë Turizmi
- Mar 29, 2021
- 1 min read
Updated: Feb 18, 2023

Pritjet e turistëve vazhdimisht ndryshojnë. Si rezultat i këtij ndryshimi, arsyet e udhëtimit të njerëzve gjithashtu ndryshuan edhe sipas moshes se tyre. Turizmi është një fushë që ka vende për njerëz të të gjitha moshave dhe kategorive. Prandaj, ekziston një ndarje e pjesëmarrjes së turistëve sipas moshës së tyre.
Turizmi rinor : Turizmi rinor përbëhet nga grupmosha 16-29 vjeç, karakteristikat kryesore të së cilës janë udhëtimet e tyre të pavarura nga familja dhe gjithshtu janë eksploruesit më të mëdhenj të aventurave turistike.
Turizmi i moshës së mesme: Këto janë lëvizjet turistike që marrin pjesë grupmosha nga 30-50 vjeç. Kjo grupmoshë përfshin ata që janë mirë financiarisht dhe kryesisht janë familjarë. Disavantazhi i kësaj grupmoshë është se megjithëse mund të qëndrojnë mirë financiarisht, ata nuk kanë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar.
Turizmi i Moshës së Tretë: Turizmi i moshës së tretë përbëhet nga ata mbi moshën 50 vjeç. Kjo moshë karakterizohet nga koha e lirë e mjaftueshme dhe qëndrojnë mirë financiarisht. Për 20 vitet e fundit, kjo grupmoshë ka luajtur një rol të rëndësishëm në turizëm dhe ka sjell përfitime të mëdha bizneseve turistike. Kjo grupmoshë preferon vendet e qeta dhe ku mund të kujdesen mirë për shëndetin e tyre.