top of page

Nga cilat shtete vizitohet më së shumti Kosova?

  • Zonë Turizmi
  • Jul 20, 2020
  • 1 min read

Updated: May 8, 2021

Kosova ende mbetet larg vendeve të rajionit për nga numri i turistëve të cilët e vizitojnë vendin. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Statistikave të Hotelerisë për periudhën e tre mujorshit te pare për vitin 2020, së bashku me krahasimin e tre viteve të fundit.



"Hulumtimin lidhur me Statistikat e Hotelerisë ASK për herë të parë e ka filluar në vitin 2008, ndërsa publikimi i këtyre të dhënave sipas Programit statistikor të ASK–së ka filluar gjatë vitit 2009 në baza të rregullta tremujore. Rezultatet e këtij hulumtimi paraqesin ecurinë në aktivitetin hotelier në Kosovë." - Agjencia e Statistikave të Kosovës

Në këtë tabelë shihet që hyrje të vizitorëve më së shumti kemi pasur nga Shqipëria, dhe vërehet një rritje e numrit gjatë tre viteve të fundit.

Në vitin 2018, në tre mujorin e parë kishtë 8.053 vizitorë. Në vitin 2019 pati rritje - 9.931, ndërsa këtë vit Kosova kishte 11.442 vizitorë vetëm, nga Shqipërija.


Pas Shqipërisë renditet Turqija. Dihet që një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Turqi dhe linjat ajrore Stamboll-Prishtine dy herë në ditë, bënë që të ketë vizita të shumta nga Turqija.


Në vendin e tretë është Gjermania. Dihet numri i madh i mërgimtarëve të cilët jetojnë në Gjermani dhe kjo e bënë që të ketë vizita të shumta nga Gjermania. Më pas renditen SHBA-të

dhe Zvicra e cila e përmbyll top 5-shin.


Në tre mujorin e parë te këtij viti vërehet një rënie e vizitorëve, si pasojë e fillimit te përhapjes së virusit COVID-19. Mirëpo ne tre mujorin e dytë priten rënje edhe me të mëdha në këto statistika, për shkak të mbylljes së kufijëve mes shteteve.


Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page