Numri i Pushuesve kosovarë në Antalia arriti rekord në vitin 2022?
- Zonë Turizmi
- May 8, 2023
- 2 min read
Updated: May 23, 2023

Dihet se numri më i madh i pushuesve kosovarë i kalojnë pushimet në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ndërsa destinacioni i tretë del të jetë Antalia.
Resortet e mëdha të Antalias dhe ofertat allin clisive e bëjnë këtë vend majfte të preferuar për pushuesit nga Kosova.
Ofertat që ofrojnë agjencitë turistike për Antalia janë të shumta. Një paketë turistike përfshin avionin, transportin për në hotel dhe hotel me shërbime all inclusive ose ultra all inclusive si dhe asistence 24 ore nga guidat turistike.
Zonë Turizmi ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë statistikat e pushuesve kosovarë që kanë vizituar Antalinë në vitin 2022.
Dihet se periudha me më së shumti turistë në Antalia ka qenë koha para pandemisë në vitin 2019, kur Antalin e kanë vizituar gjithsej 64 mijë turistë. Pas kësaj periudhe ka pasur një rënie të madhe për shkak të pandemisë, ku në vitin 2020 ishin vetëm 16 mijë pushues nga Kosova. Viti 2021 pati një rritje të madhe ku numri i pushuesve arriti në 47,500.
Viti 2022 ishte një vit ku gjithçka ishte kthyer normalitetit si në vitet para pandemisë. Vitin e kaluar numri i pushuesve nga Kosova në Antalia arriti rekordin prej 74 mijë pushuesve.
Muajt qëshore korrikut, gushtit dhe shtatorit ishin më të pëlqyerit nga pushuesit për pushime.
Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, rreth 90% e pushuesve kosovarë preferojnë hotele apo resorte me 4-5 yje.
Paketa e zakonshme e viteve të fundit është ajo e 6 netë e 7 ditëve, por ka nga ata që qëndrojnë më pak apo edhe më shumë. Çmimi i një pakete mesatare turistike për 6 netë qëndrimi për një person është rreth 500 deri në 600 euro. Ky çmim është vendosur si mesatar sepse dihet se gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht çmimet janë më të larta dhe muajt maj dhe shtator çmimet janë më të ulëta.
Pritshmëritë për vitin 2023 janë më të mëdha edhe pse ka rritje të çmimeve për shkak të inflacionit, i cili ka prekur edhe kompanitë ajrore dhe turistike. Këtë vit Antalin pritet t'a vizitojnë mbi 80 mijë pushues kosovarë.