top of page

Turizmi i Dasmave në Kosovë!

  • Zonë Turizmi
  • Aug 15, 2024
  • 2 min read


Dasma në Kosovë, ku dashuria është e madhe dhe shpenzimet janë edhe më të mëdha!

Dasmat kanë qenë gjithmonë festime madhështore që i bashkojnë njerëzit në gëzim dhe unitet. Por përtej çiftit, familjeve dhe miqve, ndikimi i dasmave mund të shtrihet shumë përtej vendit të organizimit.


Vitet e fundit, këto festime martesore kanë lulëzuar në konkurse mbretërore të plota, me restorante të dekoruara aq bukur sa do të mendonit se dikush nga familja mbretrore po martohet... Dasmat kanë filluar të duken si një program festiv i vitit të ri ku përveç muzikës dhe kërcimit, ka edhe një prezentues, ka pika humoristike, lojëra, animacione, argëtim, prezantime e shumë surpriza të tjera që çdo vit exprementohet me diçka të re. Është shumë e vështirë të gjesh një dasum modeste sepse trendi i ri ka përfshirë të gjithë edhe pse ne e shpikëm këtë trend.


Në dasmë ftohen miq dhe dashamirë, ​​si dhe do persona që i ki diçka ama veç nana i njeh. Numri i të ftuarve mund të shkojë deri në 500 e më shumë, që me i ra shkurt shpenzimet për një dasmë mund të shkojnë deri në 30 mijë e me shumë euro.

Ka një cikël zhvillimi për shpenzimin e këtyre parave, që nga përgatitja e ftesave deri në ikje në muajin e mjaltit.


Çdo çift ëndërron të jetë unik, ata duan sa më shumë vëmendje dhe duan të jenë virale në rrjetet sociale.

Kamerëmanet dhe fotografët janë bërë mjeshtër për të kapur çdo moment të përzemërt apo te sikletshem si dhe betejat epike mes fëmijëve të mërzitur.


Ka shumë përfitime, prandaj kemi restorante të stilit mbretëror, dita ditës po zhvillohet edhe animacioni dhe rekreacioni, sallonet e bukurisë dhe muzikantët janë në krye të fitimeve. Mund të thuhet me siguri se është zhvilluar një industri e tërë, e cila më pas ndahet në sektorë.


E gjithë kjo lidhet pa probleme me turizmin e dasmave, ku udhëtimet, qëndrimet dhe shpenzimet e të ftuarve kontribuojnë në ekonominë lokale, duke e kthyer një ditë dashurie në një nxitje fitimprurëse për sektorët e mikpritjes dhe turizmit.


Nëse ndonjëherë keni menduar se si mund të kombinohen pasionet për luks dhe borxhe, mos kërkoni më tej—dasmat tona janë këtu për të ofruar një mësim të shkëlqyer. Sepse në fund të ditës, ndoshta qëllimi nuk është vetëm të ndash dashurinë, por gjithashtu të ndash një llogari të mbushur me shifra të mëdha dhe një ekuilibër të tronditur ekonomik. Po, dasmat tona janë gjithçka që mund të ëndërrosh, duke përfshirë një rritje të bukur të turizmit dhe një ndihmë të mirë për ata që duan të kalojnë në lëvizje të shumta financiare. Përse të ruash diçka kur mund të shpenzosh gjithçka dhe të krijosh një spektakël të paharrueshëm?


Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page