top of page

Çfarë duhet pasur kujdës kur bëni një rezervim hoteli?

  • Zonë Turizmi
  • Apr 16, 2021
  • 2 min read


Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar që sektori hotelier të digjitalizohet. Në ditet e sotme është shumë e thjeshtë të bësh një rezervim hoteli në internet. Në faqen e internetit të hoteleve ose agjencive turistike, përveç mundësisë për të rezervuar një dhomë, ka edhe shumë informacione të tjera në lidhje me hotelin.

Sidoqoftë, jo gjithmonë i kushtojmë vëmendje këtyre informacionev edhe pastaj mund të hasim telashe kur të mbërrijmë në hotel.


Se çfarë duhet pasur kujdes kur rezervoni një hotel, më poshtë kemi enditur disa sugjerime.


Të ndiheni të sigurt:

Sigurisht që është primare që hoteli që do të rezervoni të jetë në një vend të sigurt. Prandaj gjithmonë kontrolloni vendndodhjen hotelit gjithashtu lexoni komentet nga ata që kanë qëndruar më herët në këtë zonë.


Transporti dhe vendndodhja:

Para se të vendosni për vendin e akomodimit, së pari rendisni vendet që do të vizitoni dhe shihni, sa është hoteli juaj afer këtyre vendeve. Mund ta kontrolloni me hartën google-map. Distanca e hotelit nga vendet e transportit publik të tilla si metro dhe stacioni i trenit është shumë e rëndësishme. Mos harroni se prenotimi i një hoteli me qasje të lehtë në atraksione me metro do t'ju kursejë kohë.


Çmimi për natë:

Hotelet në qendër të qytetit janë gjithmonë më të shtrenjta, nëse buxheti juaj është i vogel, ju gjithashtu mund të zgjidhni hotele dhe pak jashtë qendrës së qytetit. Shikoni mirë se çfarë përfshihet në çmimin që po paguani. Shikoni nëse është përfshirë mëngjesi ose duhet të paguani ekstra. Interesohuni rreth dhomës ku do të qëndroni, në cilin kat ndodhet dhe sa shtretër ka.


Kujdes ndaj adresës:

Nëse keni zgjedhur një hotel i cili është një zinxhir hotelesh bëni shumë kujdes sepse hoteli ka të njëjtin emër dhe mbase në shumë vende adresa është ajo që bën diferencën.


WiFi falas: Interneti është tani i domosdoshëm në jetën tonë, dhe nëse ju pëlqen të shkruani dhe të ndani si unë… Interneti është shumë i shtrenjtë jashtë vendit, prandaj kontrolloni nëse hoteli ka shërbim falas wifi.

Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page