top of page

Çfarë janë hotelet dhe si klasifikohen ato?

  • Zonë Turizmi
  • Mar 30, 2021
  • 1 min read

Updated: May 9, 2021



Bizneset e krijuara për të përmbushur nevojat brenda natës të mysafirëve gjatë udhëtimeve të tyre quhen biznese akomodimi. Akomodimi shpesh na asocion me hotelin sepse hotelet janë bizneset kryesore të akomodimit. Sidoqoftë, akomodimi nuk është vetëm hotele, sepse përveç hoteleve aty bëjne pjesë: motelet, hostelet, apart hotelet, fshatrat turistikë, kampet, pansionet etj.


Hotelet janë biznese që krijohen për të përmbushur nevojat e udhëtarëve, duke siguruar strehim, ushqim, argetim dhe shërbime të tjera.

Klasifikimi i hoteleve

Hotelet klasifikohen në disa mënyra si më poshtë:

Hotele sipas vendndodhjes: hotele në aeroporte, hotele në stacione, hotele në qendër të qytetit, hotele në male etj.

• Hotele sipas orarit të punës: Hotele sezonale dhe hotele në qytet që shërbejnë gjatë gjithë vitit, etj.

• Hotele sipas nevojave të akomodimit që plotësojnë: Hotel resorti, hotel Kongresi, hotel termal etj.

• Hotelet sipas cilësisë së shërbimit që ato ofrojnë: hotele nga 1 deri me 5 yje.



Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page