Çfarë pune bën një Barman / Barmaid?
- Zonë Turizmi
- Apr 18, 2021
- 1 min read
Updated: May 9, 2021
Barmen, është stafi që përgatit pije në bar, organizon lokalin dhe u shërben mysafirëve me pije.

Cilët janë përgjegjësitë e barmenit
• Përgjegjës për hapjen e rregullt të barit,
• Kontrollon mangësitë dhe fornizimin e lokalit, plotëson mangësitë,
• Gjithmonë i mirëpret mysafirët në një mënyrë të ngrohtë dhe profesionale, ofron shërbimet e tyre në një mënyrë shumë të shpejtë dhe të vëmendshme,
• Gjithmonë i kushton vëmendje pamjes së jashtme dhe uniformës së tij që të jetë e pastër dhe i rregullt,
• Përgjegjës për pastërtinë, rendin dhe përdorimin e kujdesshëm të të gjitha materialeve në lokal,
• Siguron që porositë për pije të përgatiten shpejt dhe në përputhje me recetat e tyre.
• Pajtohet me rregullat e shëndetit dhe sigurisë në një etikë të pastër pune,