top of page

Çfarë është Gastronomia?

  • Zonë Turizmi
  • Mar 30, 2021
  • 1 min read

Updated: May 9, 2021

Shumë shpesh në rrjetet sociale apo edhe në TV degjojmë fjalën "gastronomi", por nuk është se marrim ndonjë definicion te saktë se çfarë është gastronomia në të vërtetë.


Atëherë çfarë është Gastronomia?

Gastronomia është një disiplinë që studion marrëdhëniet midis kulturës dhe ushqimit, u përdor për herë të parë nga autori francez Joseph Berchoux. Gastronomia, e cila ka origjinën në 1801, është një fjalë e përbërë nga ndërthurja e fjalëve "Gastro", e cila lidhet me stomakun në Greqisht dhe "Nomy", e cila rrjedh nga fjala "Nomos" që do të thotë ligj, rregull. Gastronomia është procesi i përgatitjes së ushqimit në mënyrë shëndetsore dhe që të arrijë kënaqësinë maksimale të shijes tonë . Gstronomia gjithashtu është një shkencë që merret me njohjen dhe përgatitjen e ushqimit nga fushat, fermat e deri të servimi në tryezën tonë. Prandaj, ekzistojnë shkolla dhe trajnime për gastronominë.


Kush mund të jetë Gastronom?


Gastronomë mund të jenë çdokush që merret me artin e gatimit ose është menaxher restoranti apo edhe ka njohuri të mira të kuzhinës. Sidoqoftë, një gastronomi e vërtetë që ka përfunduar edhe një shkollë gastronomie duhet të njohë ushqimin nga mjedisi i jashtëm deri në shërbimin e tij në tryezë. Ai duhet të njohë në detaje ushqimin dhe përbërësit e tij. Duhet të dijë se si të ruaj ushqimin nga prishja, të dijë të bëjë pastrimin, prerjen, metodat e pjekjes metodat e shërbimit tek mysafirët dhe të di të vlerësojë ushqimin..

Padyshim që një gastronom i vërtetë duhet të ketë njohuri për historinë e ushqimit dhe të njohë kuzhinën botërore.

Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page