Çfarë është kampingu?
- Zonë Turizmi
- May 10, 2021
- 2 min read

Kultura e kampit është zhvilluar shumë vitet e fundit, pothuajse të gjithë e dimë pak a shumë se çfarë është kampi. Sidoqoftë, ka nga ata që nuk kanë marrë pjesë kurr më parë në kamp. Pra, çfarë është kampingu? Si të bësh kamping?, Per këto dhe gjëra të tjera do të mësojmë në këtë artikull.
Çfarë është kampi?
Fjala kampe rrjedh nga fjala franceze që ka kuptimin tendë (çadër), e cila gjithashtu shërben edhe për akomodim. Kampi është një vend për të qëndruar, zakonisht i vendosur jashtë qytetit, me strehimore të improvizuara si çadra, karavane, bungallova për të pushuar dhe relaksuar. Kampi është gjithashtu një model udhëtimi i bërë për t'u larguar nga turma, për të eksploruar natyrën dhe për të gjetur qëtsi.
Prandaj, para se të niseni për në kamp, duhet të përgatitni shumë mirë trupin, mendjen dhe çantën tuaj.
Vendi ynë ka shumë vende për kampe, si: parqe kombëtare, zona rekreative, bjeshkë, zona kampingu, fusha, brigje liqeni etj. Nëse po planifikoni një udhëtim në zemër të natyrës me tendën tuaj, faza juaj e përgatitjes do të jetë po aq e rëndësishme sa zgjedhja e vendit tuaj. Le të hedhim një vështrim në informacionin që kemi përgatitur në lidhje me detajet e kampingut për fazën përgatitore.
Për të filluar kampingun, së pari duhet të shikoni listën themelore të pajisjeve të kampingut dhe të plotësoni ato. Pajisjet themelore të kampeve janë kryesisht; çadër, çantë shpinë, rrogoz, dyshekë gjumi, llambë ose elektrik, set ngrënjeje, termos, thikë dhe karrige kampingu.
Detajet e tendës
zgjedhja e çadrës
Si fillim, para se të blini një tendë, duhet të merren parasysh disa gjëra.
Duhet të merret parasysh madhësia e tendës. Madhësia e tendave ndryshon në varësi të numrit të personave që mund të qëndrojnë në të.
Ju duhet të dini kushtet e zonës së kampingut dhe sezonin e kampingut në mënyrë që të merrni një tendë të përshtatshme për mjedisin dhe klimën.
Vëmendje duhet t'i kushtohet nëse çadra ka dritare të vogla për ajrosje, rrjet për parandalimin e insekteve, pjesë për hije nga dielli etj.
Edhe nëse udhëtoni në një vend të ngrohtë, duhet ditur qe gjatë natës mund të ftohet. Kështu që ju duhet të merrni një batanije dhe një dyshek gjumi.