top of page

Çfarë është nje Transher (Trancheur)?

  • Zonë Turizmi
  • Apr 18, 2021
  • 1 min read

Updated: May 9, 2021

Trancheur është një fjalë me origjinë franceze. Kjo fjalë përdoret për stafin që punon në restorante dhe bën shërbimin dhe prerjen e mishit në tryezat e mysafirëve.


Zakonisht është personeli që punon në restorante luksoze, sidomos në restorantet franceze haset më shumë. Një punë e tillë që duhet të bëhet në restorant para mysafirëve, kërkon pa dyshim aftësi dhe përvojë të madhe.

Transher duhet të punojë me shumë kujdes dhe përpikëri, gjithashtu duhet të bëjë shpejt punën e prerjes dhe pastrimit të mishit.

Një transher që pret pulë, peshk, etj duhet të dijë me hollësi strukturën e mishit, metodat e gatimit, përbërësit dhe gjithçka që lidhet me të. Kjo në mënyrë që të mund të përgjigjet me lehtësi në pyetjet e mysafirëve.

Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page