Çfarë është një recepsionist dhe sa paguhet për këtë profesion?
- Zonë Turizmi
- Mar 31, 2021
- 2 min read
Updated: May 9, 2021
Recepsionistët punojnë në sektorin e turizmit dhe shërbimeve. Për këtë arsye, mundësitë për punë janë mjaft të gjera. Recepsionistët janë një nga pjesët më të rëndësishme të një biznesi. Sepse kur një mysafir hyn në një hotel apo biznese tjetër të akomodimit, personi i parë që ata hasin është personeli i recepsionit. Sa më i sjellshëm dhe mikpritës të jetë recepsionisti, aq ma e mirë është përshtypja për biznesin.

Cilat janë detyrat e recepsionistëve;
Meqenëse mysafirët që vijnë në hotel shkojnë së pari në recepsion, natyrisht detyra e recepsionistit është qe atyre t'ju urojë mirësëardhje.
Të merr nga mysafirët ID ose pasaporta dhe të plotësoj formularin e regjistrimit.
Të fut informacionet e tyre në programin e hotelit dhe i regjistron ata ne sistem.
Hap formularin e rezervimit për klientët pa rezervim.
Kur ata largohen nga hoteli të gjitha dokumentet që i përkasin mysafirëve dorëzohen në kontabilitet.
U jep informacion mysafirëve për hotelin në lidhje me kohën e vakteve për ushqim, aktivitetet e përditshme, ku ndodhen vendet si pishina e hotelit dhe restoranti etj.
Duhet gjithashtu të kujdeset që mysafirin të mos mbajë shumë gjatë në pritje.
Duhet të jetë i shkathët dhe praktik ndërsa bën punën e tij.
Përcakton dhomat e klientëve, gjithashtu duhet të dijë se cila dhomë do të jepet sipas numrit të mysafirëve.
Duhet të dijë saktësisht temat, siç janë llojet e dhomave dhe numrat e shtretërve.
U jep çelësat e dhomave mysafirëve dhe përshkruan se ku janë dhomat e tyre.
Ata që do të punojnë si recepsionist duhet të njohin programin që përdoret në hotel, si dhe programet që do t'ju nevojiten për punën e tyre si word dhe Excel.
Një nga detyrat më të rëndësishme të recepsionistit është edhe marrja e pagesave. Recepsionistit është përgjegjës për mbledhjen e tarifës së dhomës dhe shpenzimeve shtesë të mysafirëve. Ai i fut paratë e marra në sistem dhe me pas i dorëzon në ndërrimin tjetër.
Recepsionisti i natës dorëzon raportet e parave të gatshme të asaj dite në departamentin e kontabilitetit.
Recepsionisti gjithashtu vendos alarme për të zgjuar mysafirët sipas preferencave të tyre.
Kualifikimet e kërkuara;
Të jesh i durueshëm.
Kushtimi i vëmendjes për veshjen.
Trajnim ose pervoje në departamentet e kërkuara dhe diplomima nga shkolla e mesme.
Njohja e anglishtes ose ndonjë gjuhë tjetër.
Prirje për punë në ekip.
Të jetë në gjendje t'i përshtatet orarit fleksibël të punës.
Njohuri në programet e Resepsionit (front office)
Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet që mund të ndodhin.
Të jetë i buzëqeshur gjatë gjithë kohës.
Sa është paga e një recepsionisti?
Një recepsionist në shtetet e zhvilluara paguhet nga 2500 dollarë deri në 3000 dolarë në muaj. Ndërsa në vendin tonë pagesat variojnë nga 350-500 euro për muaj.