top of page

Çfarë është overturizmi?

  • Zonë Turizmi
  • May 3, 2021
  • 1 min read

Updated: Mar 21, 2023



Rritja e shpejtë e industrisë së udhëtimit dhe turizmit është një nga arsyet kryesore të turizmit masiv. Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (World Travel and Tourism Council), industria e turizmit u rrit afër 4% në 2019. Një fluks i madhë i udhëtarëve në vendet turistike rreth botës krijon një tepricë të turizmit. Jo vetëm vendasit, por edhe turistët shqetësohen nga turizmi i tepruar.


Turistët nuk mund të marrin kënaqësinë që ata presin nga pushimet ose udhëtimet e tyre për shkak të turmes së tepërt të njerëzve që hasin në rajonet turistike. Si rezultat, ata shprehin pakënaqësinë e tyre në mediat sociale, e cila është një nga shpikjet më me ndikim të shekullit 21, duke komentuar, duke e shpërndarë me fotografi ose video.


Rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah overturizmin, veçanërisht në 10 vitet e fundit. Janë të shumta komentet dhe fotot e ndara me etiketën "#overtourism" nga turistë të ndryshëm të cilët paraqesin një anë të errët të turizmit.


Cilat janë qytetet që kanë më shumë turizm te tepruar (overturizëm)?


Amsterdam Holand

Barcelona Spanje



Venecia Itali


Santorini Greqi






theguardian.com/travel/2018/aug/30/why-tourism-is-killing-barcelona-overtourism-photo-essay


Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page