Zonë TurizmiLAJME • DESTINACIONE • PËRVOJA
Portali i turizmit, udhëtimeve dhe përvojave autentike

Spanja vendos rekorde të reja në turizëm për vitin 2024

Spanja, një nga destinacionet kryesore turistike në botë, theu rekorde si në numrin e turistëve ashtu edhe në të ardhurat nga turizmi gjatë sezonit 2024. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës (INE), vendi priti 53.37 milionë turistë…

Pamje e Madridit në perëndim të diellit

Spanja, një nga destinacionet kryesore turistike në botë, theu rekorde si në numrin e turistëve ashtu edhe në të ardhurat nga turizmi gjatë sezonit 2024. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës (INE), vendi priti 53.37 milionë turistë në periudhën janar-korrik 2024, duke shënuar një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

\n

Vetëm në muajin korrik, Spanja priti 10.9 milionë turistë. Gjithashtu, të ardhurat nga turizmi arritën në 71 miliardë euro në këta 7 muaj, një rritje prej 18.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.