Travel · 13 Nëntor, 2026

DiscoverEU: udhëtim falas me tren për 35 mijë të rinj nga BE-ja

Nga zone

Foto ilustruese për artikullin: Turne pa pagesë për 35 mijë të rinj nga BE

Komisioni i Bashkimit Evropian (BE), në kuadër të programit “DiscoverEU”, do të organizojë një udhëtim falas me tren nëpër Evropë për 35 mijë të rinj. Sipas lajmit në BBC, të rinjtë që përzgjidhen pas aplikimit do të mund të udhëtojnë në shumë qytete të Evropës me tren pa pagesë për 30 ditë, në periudhën nga 1 korriku 2024 deri më 30 shtator 2025.

Foto ilustruese për artikullin: DiscoverEU: udhëtim falas me tren për 35 mijë të rinj nga BE-ja
Foto: Gabriel Menchaca / Unsplash

Periudha e aplikimit do të përfundojë të martën, më 30 prill në orën 13:00 CET. Të rinjtë do të kenë gjithashtu një kartë zbritjeje që ofron më shumë se 40 mijë zbritje në transportin publik, ngjarje kulturore, akomodim, ushqim, sport dhe zona të tjera në vendet që vizitojnë. Qytetarët e vendeve anëtare të BE-së të lindur nga 1 korriku 2005 deri më 30 qershor 2006 dhe të rinjtë nga Turqia, Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia dhe Serbia mund të aplikojnë për turne. Aplikimet do të bëhen nëpërmjet Portalit Evropian të Rinisë. Të drejtën e aplikimit do të kenë të rinjtë që i përgjigjen një testi me gjithsej gjashtë pyetje për BE-në. 35 mijë nga të rinjtë që i përgjigjen saktë testit do të fitojnë një udhëtim falas me tren drejt Evropës. Të rinjtë do të mund të udhëtojnë vetëm ose të marrin pjesë në program me deri në katër miq që kanë të drejtë të aplikojnë.