Zonë TurizmiLAJME • DESTINACIONE • PËRVOJA
Portali i turizmit, udhëtimeve dhe përvojave autentike

A e dini se një destinacion mund ta humbasë statusin e UNESCO-s?

Statusi i UNESCO-s nuk është i përhershëm. Tri zona janë hequr deri tani nga Lista e Trashëgimisë Botërore.

Përfshirja në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme për një destinacion. Ajo sjell më shumë vëmendje ndërkombëtare, turistë dhe përgjegjësi për ruajtjen e trashëgimisë.

\n

Megjithatë, statusi i UNESCO-s nuk është i përhershëm. Nëse një zonë dëmtohet rëndë, ndryshohet nga ndërtimet ose nuk mbrohet siç duhet, ajo mund të vendoset fillimisht në Listën e Trashëgimisë në Rrezik dhe, në rastet më të rënda, të hiqet plotësisht.

\n

Deri tani, UNESCO ka hequr nga lista tri zona: Rezervatin e oriksit arab në Oman, në vitin 2007, pasi sipërfaqja e mbrojtur u zvogëlua me rreth 90%. Luginën e Elbës në Dresden, në vitin 2009, për shkak të ndërtimit të një ure që ndryshoi peizazhin kulturor.

\n

Qytetin detar-tregtar të Liverpoolit, në vitin 2021, pasi zhvillimet e reja urbane u konsideruan se kishin dëmtuar vlerën historike të zonës. Kjo tregon se njohja nga UNESCO nuk është vetëm një mundësi për promovimin turistik, por edhe një detyrim për mbrojtje.

\n

Zhvillimi i pakontrolluar mund t’i sjellë një destinacioni investime afatshkurtra, por njëkohësisht mund t’ia humbasë një vlerë të pazëvendësueshme ndërkombëtare. Burimi: UNESCO World Heritage Centre

Mund t’ju interesojnë edhe këto

Lexoni edhe artikuj të tjerë nga bota e turizmit, udhëtimeve dhe zhvillimeve të industrisë.

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *